jump to navigation

Ushqyerja e Lepurit

Faqja jonë në Facebook  www.facebook.com/KujdesiPerLepujt

Lepuri ushqehet me:

Ushqimi të jetë sa më i freskët, të mos jetë i mykur, me dhera, i prishur. Hithrat para se tu jepen thahen pak në diell që tu ikë djegësira. Jonxha, tërfili i njomë, u jepen lepujve në mëngjez mbasi teren për gjithë natën, që të mos shkaktojnë fryrje ose heqje barku. Tagjia preferohet e pabluar prej lepujve.

Ushqimi këshillohet të jepet në mëngjez në orën 6, në drekë në orën 12 dhe i fundit në orën 18.

Ushqimi mundësisht i varet anash ose në tavanin e kafazit, ose vihet ne raft të posaçëm, ose në enë.  Lepuri është shumë i lëvizshëm dhe kur i hidhen ushqimet në dysheme e bën dëm pjesën më të madhe të tyre duke i përhapur me këmbë. Ose i bën pis me të pëgërat. Vakti i darkës rekomandohet të jetë i bollshëm, sepse lepuri është kafshë nate.Lepuri nxjerr fekale të forta dhe të buta. Lepuri ka zakon të hajë fekalet e buta sepse këto kanë vlera ushqyese dhe ujë. Pasi kalojnë aparatin tretës për herë të dytë këto vlera ushqyese të mbetura përthithen prej tij dhe fekalet dalin të forta.


Uji
Lepujt duhet të kenë ujë në dispozicion gjithë kohës, ujin e preferojnë të pastër, prandaj u ndrohet çdo ditë. Në kohë të nxehtë një lepurushe nënë dhe këlyshët e saj mund të pinë 4-5 litra ujë në ditë.

Ushqyerja gjatë stinës së thatë

Lepuri gjatë stinës së thatë mund të ushqehet me:

· Sanë. I lidhim bimët në tufa dhe i lëmë të thahen në ambjent të ajrosur. Mundësisht i thajmë në hije. Lepuri nuk pranon të ushqehet me kërcejtë e barit të tharë në fushë që mund të mbledhim gjatë stinës së thatë. Sana e ruajtur mirë mund të mbahet deri në 1 vit.

· Karrotat, panxharin, rrepat dhe perimet e tjera rrënjë mund ti ruajmë për një kohë të gjatë në rërë të thatë. I shtrojmë rrënjët në shtresa të alternuara me shtresa rëre të thatë. Sipërfaqen e mbulojmë me një shtresë kashte. Ose në vend të rërës përdorim shtresa kashte. Toku i rrënjëve dhe kashës mbulohet me kashtë, pastaj me dhé. Në majë lihet një vrimë për ajrim.

 

Comments»

No comments yet — be the first.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: