jump to navigation

Strehimi i lepurit ne Shtepi

Faqja jonë në Facebook  www.facebook.com/KujdesiPerLepujt

Ka disa mënyra strehimi të lepujve:

 Ky sistem është më i përhapuri.

Foto: Model kafazi prej druri.

Tradicionalisht lepujt janë rritur në kafazë prej dërrase, me 3 anët me dërrasë ose kompensatë, me anën e përparme me rrjetë teli për ajrim dhe ndriçim. Kafazët mbulohen me kapak të lëvizshëm, ose bëhen me derë. Dyshemeja shtrohet me dërrasa të holla, me hapësirë 2-3 cm midis tyre që të lejojnë rënien e fekaleve. Sot preferohen dyshemetë prej rrjete teli, por rrjeta e telit e përshtatshëm për dysheme është e shtrenjtë.

Përmasat e kotecit

Nëse koteci bëhet shumë i vogël lepujt mund të vuajnë nga stresi: shkulin qimet, kafshojnë veshët e njëri-tjetrit deri në kanibalizëm; sëmuren lehtë.

Në librin “Rritja e lepurit” zootekniku Xhevdet Abedini rekomandon kafaz me përmasa: gjatësi 120 cm: lartësi 60 cm: gjerësi 60 cm. Manuali i OBSH-së mbi rritjen e lepurit përmend kafaze me përmasa (60-70) cm*(80-100) cm dyshemeja dhe 50-60 cm lartësia. Gjerësia rekomandohet të mos jetë më e madhe se ~70 cm që kafazi të pastrohet lehtë. Kafazi me këto përmasa përdoret si kafaz individual për lepujt e rritur dhe si kafaz kolektiv për 5-6 lepuj te vegjël (deri sa këta arrijnë peshën 2.5-2.8 kg). Meshkujt e rritur mbahen në kafazë individualë sepse dy meshkuj të rritur luftojnë. Gjithashtu riprodhimi kontrollohet lehtë kur mbahen veçmas nga femrat. Femrat e rritura (me gjithë këlyshët e tyre) mbahen veçmas sepse sulmojnë këlyshët e njëra-tjetrës.

Në dyshemenë e kafazit shtrohet një shtresë kashte ose tallashi (kashtë më e mirë për lepujt është kashta e të lashtave). Shtresa ndrrohet rregullisht (çdo ditë sipas zooteknikut Xhevdet Abedini, çdo javë sipas manualit të OBSH-së).

Një metodë e përdorur është që kashta me të pëgërat nuk ndrrohet por mbi këtë shtrohet kashtë e re . Kështu me kalimin e ditëve krijohet një shtresë e trashë kashte, e cila ndrrohet cdo disa javë. Kjo kursen punë. Kafazi në këtë rast duhet të jetë i lartë.

Muret e kafazeve mund të bëhen dhe prej betoni (betoni gjithsesi nuk është termoizolues i mirë), adobi (baltë e përzier me kashtë).

Kafazët mbahen në ambjent të hapur, mundësisht me bimësi të dendur për hije; me strehë sipër (në vendet e nxehta, që ti mbrojë nga vapa, shiu), ose në ndërtesë të mbyllur, por që gjithsesi ka ajrim të mirë. Streha në ambjent të hapur bëhet prej kashte, teneqeje etj.. Kashta nuk rron kaq gjatë sa teneqeja por ka veti më të mira termoizoluese. Mbi dhe/ose nën tavanin prej teneqeje në kohë të nxehtë duhet të vihet material termoizolues si psh. kashtë a gjethe. Kafazi/koteci ndërtohet me orientim lindje-perëndim që të mos rrihet nga dielli. Tavani i kafazit/kotecit bëhet me pjerrësi veri-jug që të mos rrihet vertikalisht nga rrezet.

Muret e kafazeve nga brenda duhet të jenë të sheshta, pa të dala, sepse këto brehen nga lepujt. Për të penguar brejtjen kafazi mund të vishet nga brenda me rrjetë të thjeshtë metalike. Muret prej rrjete në dimër mund të mbulohen që të mbajnë ngrohtë lepujt, por asnjëherë kafazi nuk mbulohet plotësisht, sepse duhet të ketë ventilim për largimin e erës së ekskretimeve.

Çdo kafaz duhet të ketë enë uji dhe enë/raft për ushqimin të cilat të jenë të fiksuara pas kafazit (që të mos përmbysen nga lepujt).

Foto: Një mënyrë mbrojtjeje nga grabitqarët (minjtë, gjarpërinjtë etj.). Kafazët mbahen ne lartësi me ndihmën e trungjeve. Fletë teneqeje bëhen si kon, vihen rreth trungjeve që të pengojnë gragitqarët.

Kjo lloj rritjeje është promovuar nga rritësi i lepujve Alessandro Finzi dhe qendra e studimit të rritjes së lepujve në Viterbo, Itali, si metodë e mirë për vendet e nxehta.

Strofka artificiale krijohet me material çimento, ose gur, ose qeramike, ose tulla, rrethohet me dhé për ta termoizoluar, mbulohet me kapak nga ku inspektohet. Strofka për femrat ndahet nga një ndarëse në dy kompartamente, ku njëri shërben si fole për pjellje dhe ku vihet kashtë. Me një tub me diametër 20 cm strofka e errët lidhet me një kafaz në sipërfaqe.Mbi strofkat vihet strehë që të mos lagen. Mundësisht mbahen në vend me pemë e bimësi të dendur, që të bëjnë hije.

Strofka është individuale, me përmasa të brendshme 50*50*50 cm. Përpara futjes së lepurit në të, ky lihet 2-3 ditë jashtë, në kafaz, që të mësojë të përdorë kafazin për të ekskretuar jashtëqitjet.

Foto: Strofka të errëta me dalje në kafazë në ambjent të hapur.

Foto: Strofkë artificiale nga brenda. Është ndarë në dy pjesë: një pjesë shërben si fole për këlyshët e vegjël.

Rritja në koloni në ambjent të mbyllur zakonisht bëhet në hambarë, shtëpi të braktisura, në kotece me mure adobi (balte-kashtë). Dyshemeja shtrohet me një shtresë kashte.

Mbajtja në koloni, në ambjent të hapur, në përgjithësi nuk rekomandohet sepse ka shumë probleme: lepujt femra vrasin këlyshët e femrave të tjera; lepujt meshkuj të rritur sulmojnë/vrasin meshkujt e tjerë riprodhues; lepujt mund të mbyten nga shirat në strofka; këlyshët mund të ngordhin nga të ftohtët/të nxehtët (nëse strofkat nuk arrijnë ti ruajnë nga këto); mund të bëhen pre e zogjve grabitqarë dhe minjve; mund të shkaktojnë dëme të rënda në të mbjella nëse shpëtojnë nga rrethimi; nga mbipopullimi toka infektohet me parazitë të lepujve dhe bëhet burim sëmundjesh etj.. Prodhimtaria e tyre është më e ulët kur rriten në këtë mënyrë, por ka të mirën që nuk ka nevojë për të investuar në kafaze. Kafazet amortizohen nga urina dhe brejtjet e lepujve dhe duhen riparuar rregullisht.

Foto: Lepuj në ambjent të hapur.

Gjithsesi kjo mënyrë rritjeje ekziston dhe këshillohet të realizohët si më poshtë:

Në mes të oborrit llogaritet një sipërfaqe që do përdoret nga lepujt për strofka. Hiqet dheu deri në ~1metër thellësi, shtrohet toka me tulla a gurë a rrjetë të fortë teli, mbushet prapë me dhé. Kjo pengon që lepujt të gërmojnë strofka shumë të thella. Kjo sipërfaqe në mes të oborrit mbulohet me strehë, në mes i vihet një mullar me kashtë. Lepujve u pëlqen të bëjnë strofka poshtë sendeve, prandaj ato i bëjnë strofkat nën mullarin, nuk bëjnë strofka anash oborrit (kështu nuk rrezikojnë të arratisen). Streha pengon që strofkat të mbyten nga shirat. Strofkat që hapin vetë lepujt i mbajnë ato të ngrohtë në dimër, të freskët në verë dhe shërbejnë si fole për pjellje.

Foto: Strofka natyrale lepujsh

Nëse bëjmë strofka artificiale, atëhere nuk ka nevojë të bëjmë dysheme të fortë në qendër të oborrit, sepse lepujt përdorin strofkat artificiale, nuk përpiqen të bëjnë strofka natyrale. Nëse hyrja e tyre është në formë tubi lepujt i zgjedhin gjithmonë si strofkë.  Pasi pjellin femrat i mbajnë këlyshët në strofkë derisa të bëhen 3-4 javsh. Strofkën e mbyllin me dhé dhe e vizitojnë vetëm 1-2 herë në ditë për ti dhënë qumësht këlyshëve.

Brenda oborrit mund të krijohet një zonë e vogël ku ofrohet ushqim dhe ujë, me derë që mbyllet por nuk hapet, ku kafshët mund të kapen për kontroll, për therrje. Mirë është që rritësi i lepujve të kontaktojë rregullisht me lepujt që këta ta afrojnë pa frikë.

Sipas modelit të këshilluar nga Alessandro Finzi, specialist lepujsh, 3 femra mbahen në 100 m2. Kjo sipërfaqe ndahet në 2 pjesë, që përdoren me rotacion, që lepujt të mos zhveshin oborrin nga bimësia dhe të kontrollohet disi përhapja e sëmundjeve.

Lepujt mund të mbahen dhe bashkë me pulat.

Vendi ku mbahen lepujt duhet të jetë i rrethuar mirë. Rrethimi duhet të jetë të paktën 1 metër i lartë, pa të çara nga ku lepujt mund të largohen.

Foto: Rrethimi ka një pjesë të sipërme të dalë që pengon grabitqarët të kapërcejnë gardhin.

Lepujt duhen vëzhguar për shenja agresiviteti dhe semundjeje, lepujt agresivë dhe të sëmurë duhen larguar nga kolonia

Lepurushet që janë gati të pjellin largohen nga kolonia dhe rikthehen kur këlyshët janë hequr nga qumështi.

Këshillohet mbajtja e një kafazi karantinë për lepujt e sëmurë.

Rritja në puse

Foto: Strofkë-pus. Në bazamentin e saj temperatura është deri në 9 oC më e ulët se në sipërfaqe.

Një mënyrë e rritjes në koloni është ajo në puse të thata.Në rajonet jugore të Tunizisë dhe Algjerisë, lepujt zakonisht rriten në puse të thata 1.5-2 metra të thellë. Rritësit hapin një pus ku fusin lepujt. Lepujt hapin strofka në fund të pusit dhe krijojnë koloninë e tyre. Rritësit ua hedhin ushqimin në pus. Në skema më të sofistikuara (shikoni figurën tjetër më poshtë) rritësi hap një tunel të vogël, të pjerrët, nga fundi i pusit deri në sipërfaqe. Tuneli ka dalje në një kotec/oborr të vogël. Ushqimi i lepujve lihet këtu, dhe lepujt vijnë vetë të ushqehen zakonisht natën. Një derë çark në cep të kotecit shërben për kapjen e tyre. Ky sistem funksionon në vende të thata ku toka është e thatë edhe në 2 m thellësi. Problemi tjetër është shumimi i pakontrolluar dhe dëmet nga grabitqarët si minjtë psh.

Comments»

No comments yet — be the first.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: