jump to navigation

SHUMIMI

Faqja jonë në Facebook  www.facebook.com/KujdesiPerLepujt

Lepujt arrijnë moshën e çiftëzimit 3-6 muaj pas lindjes, në varësi të rracës (rracat më të vogla piqen me shpejt) dhe të ushqyerjes (femrat e ushqyera më mirë piqen më shpejt). Femrat janë pjellore kryesisht për 3-4 vjet, por ka që pjellin dhe deri në 8 vjet, kurse meshkujt per 3-4 vjet.

Ata çiftëzohen gjithë vitin por numri më i madh i këlyshve lind në shkurt-gusht. Kur bën vapë e ndërpresin riprodhimin. Femra bie shtatzanë vetëm kur është në afsh. Kur është në afsh, femra pakëson të ngrënët ose e ndërpret; organet femërore fillojnë të skuqen, të fryhen dhe lëshojnë lëngra. Në përgjithësi femra është e shqetësuar. Mbas shfaqjes së këtyre shenjave rritësja e çon femrën për ndërzim në kafazin e mashkullit dhe qëndron aty derisa përfundon ndërzimi. Nuk çohet mashkulli tek kafazi i femrës sepse kjo mund të luftojë me të për të mbrojtur territorin. Pas çiftëzimit e kthejnë në kafazin e vet. Femra në afsh ngre bishtin dhe lejon mashkullin ta ndërzejë. Pasi femra bie shtatzanë e refuzon mashkullin, ul bishtin dhe i largohet. Kur femra refuzon mashkullin është mirë të largohet menjëherë sepse ndryshe mashkulli do të egërsohet dhe mund ta dëmtojë duke e kafshuar ose duke e çjerrë me thonj. Një çiftëzim mjafton që femra të bjerë shtatëzanë.

Një mashkull mund të përdoret për 15 femra. Nqs. çiftëzimi menaxhohet, atëhere zakonisht mashkulli 8-12 muajsh çiftëzohet maksimumi me një lepurushe në 3 ditë, kurse mashkulli i pjekur (mbi 12 muajsh) me 4-6 lepurushe në javë, dhe jo më shpesh se 2 herë në ditë. Nëse mashkulli nuk çiftëzohet rregullisht mund të humbasë pjellorinë.

Për çdo femër mbajmë shënim datën e ndërzimit, datën e pjelljes së këlyshëve.

Shtatëzania zgjat 30-32 ditë. Femra pjell në fole. Mos i prekni këlyshët ditën e parë pas lindjes. Përdorni shkop për ti prekur dhe për të larguar këlyshët e vdekur (nëse ka). Këlyshët janë të verbër deri në moshën 10 ditshe. Këlyshët ushqehen me qumështin e nënës deri në moshën 4-8 javshe. Ata fillojnë të ushqehen me të ngurta (përpos qumështit) duke filluar nga mosha 2-3 javsh. Ata mund të therren për mish pas moshës 2-3 muajshe. Kurse lepujt për gëzof therren rreth moshës 7 muajshe.

Lepurushja në një barrë mund të pjellë 1-15 këlyshë, ku nënat e reja pjellin më pak, kurse ato që kanë pjellë disa herë pjellin maksimumin e këlyshve.Gjithashtu numri i këlyshve varet dhe nga pjelloria e mashkullit. Megjithatë lepurushja ka vetëm 8-10 thithka, prandaj ajo mund të rrisë vetëm maksimumi 8-10 këlyshë.

Pra lepuri është kafshë që shtohet shumë. Një lepurushe që peshon 4.5 kg mund të prodhojë deri në 150 kg mish në vit (më shumë seç shton një lopë e zakonshme në vit).

Femra mund të bjerë prapë shtatëzanë brenda disa ditëve nga lindja. Por këshillohet të lejohet çiftëzimi jo më herët se 4 javë pas lindjes, qe kur të lindë këlyshët e rradhës, këlyshët  paraardhës të jenë 8 javësh (pra të jenë zvjerdhur nga gjiri). Femra ushqen me qumësht këlyshët edhe gjatë shtatëzanisë. Kuptohet gjatë kësaj periudhe duhet ushqyer mirë.

Të paktën 1 javë para pjelljes në kafazin e femrës futet një kuti kartoni, a druri pa fund ose me vrima në fund, ku ajo do të pjellë. Ose kafazi ndahet në dy pjesë, ku njëra do të përdoret për pjellje.

Kutia të jetë e hapur nga lart, dhe të vishet me kashtë a tallash. Këtu do të pjellë lepurushja. Javën para lindjes lepurushja shkul qime të trupit dhe ja vesh nga brenda kutisë.

Ka lepurushe që nuk bëjnë fole, por i pjellin këlyshët në dyshemenë e kafazit. Nëse lihen jashtë folesë këlyshët mund të ngordhin nga të ftohtët. Kur këlyshët bëhen 3 javsh dalin vetë nga foleja.

Fetusi në bark të lepurushes mund të preket përmes barkut 2 javë pas çiftëzimit, atëhere fetusi është ~2 cm i gjatë. Duke shtypur lehtë të dy anët e mitrës së lepurushes me gishtin e madh dhe atë tregues mund të ndjehet fetusi. Duhet pasur kujdes në prekje për të mos e dëmtuar.

Lindja zakonisht ndodh gjatë natës. Gjatë lindjes duhet krijuar ambjent i qetë, nëse lepurushja trembet mund të vrasë ose braktisë këlyshët.

Lepujt duhet te mbahen ne vend te sigurt deri sa te rriten, per shkak qe mund te sulmohen nga macat , shpendet , qeni etj…
lepujt e vegjel nuk duhet te ndahen nga lepuri i madh deri ne 1muaj ushqim i tyre duhet te jet bari i njome, qumesht, buke etj…
duhet te keni kujdes kur i mbani ne duar nuk ben qe ti shtrengoni sepse jan shum te ndjeshem
——————————————————
Lepujt e Vegjel


Lepujt e sapolindur duhet qe ti fusni ne nje strofull me lesh te bute

———————–


Keshtu duken lepujt 2 dit pas lindjes

————————-


Keshtu duken lepujt 8 dite pas lindjes,10 dit pas lindjes i hapin syte

————————–


Keshtu duken 15 dite pas lindjes

————————-

Lepurushja mund të ketë dhe shtatëzani të rreme: Ajo refuzon të çiftëzohet dhe 16-20 ditë pas çiftëzimit fillon të shkulë qimet për të bërë folenë. Shpejt pas kësaj vjen në afsh dhe mund të çiftëzohet prapë. Që të shmanget shtatëzania e rreme nje muaj para çiftëzimit të parë lepurushet femra ndahen nga njëra tjetra (nëse mbahen bashkë).
Nganjëherë lepurushja i braktis këlyshët pa asnjë arësye. Nëse kjo nuk i ka ndodhur më parë, çiftohet prapë 4-5 ditë pas lindjes. Nëse ndodh dy herë, nuk bën si nënë, therret.

Lepurushes mund ti vihen në gji dhe këlyshë të një femre tjetër.Këlyshët e huaj duhet të jenë deri në 1 javsh dhe jo më të mëdhenj se 3 ditë me këlyshët e saj. Këlyshët e huaj futen në fole kur nëna adoptuese nuk është aty. Fërkohen me kashtën e folesë që te marrin erën e këlyshëve të saj. Lihen disa orë pastaj u prezantohet adoptuesja. Kafazi lihet i qetë deri ditën tjetër.

Comments»

No comments yet — be the first.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: