jump to navigation

Sëmundjet

Faqja jonë në Facebook  www.facebook.com/KujdesiPerLepujt

Zgjebja e veshit

Sëmundje e zakonshme. Shkaktohet nga parazitë të vegjël që depërtojnë në lëkurën e kanalit të veshit. Lepuri i sëmurë tund kokën majtas-djathtas dhe fërkon veshët pas objekteve. Një kore e bardhë në të vedhë mbulon kanalin e veshit.

Mënyra më e thjeshtë e trajtimit është hedhja e disa pikave vaji (ulliri, luledielli psh.) në vesh dhe masazhimi i tij. Kjo përsëritet çdo ditë derisa të shikojmë përmirësim.

Lajmë duart pasi kemi trajtuar lepurin e sëmurë.

Koksidiozi (parazitë shumë të vegjël) në mëlçi dhe stomak janë problematike sidomos në lepuj nën 4 muajsh. Shkaktojnë diarre, nganjëherë e gjakosur, lepuri humbet peshë, ka bark të madh. Sëmundja vazhdon 2-4 ditë, shumë lepuj ngordhin nga koksidiozi. Kur çahet lepuri i ngordhur nga kjo sëmundje vihet re: mëlçja e zezë dhe zorrët janë të skuqura. Në mëlçinë e zezë dallohen pulla të vogla në ngjyrë të bardhë. Në mjekimin e koksidiozës jep rezultate të mira përdorimi i kosit të thartuar në ushqimin e lepujve (sipas zootek. Xhevdet Abedini). Një lugë çaji (5 ml) me jod në 5 litra ujë mund ti jepen nënës shatëzanë për parandalimin e sëmundjes.

Paraziti jeton në të pëgërat, prandaj kafazi duhet mbajtur pastër.

Masat e tjera që merren kundër koksidiozës janë: lepujt më të sëmurë dhe të dobët therren dhe groposen, ata më pak të sëmurë izolohen dhe mjekohen. Dizinfektohen mirë kotecat dhe dyshemeja.

Lepujt mund të vuajnë dhe nga diarreja, kapsllëku, abcesi, mastiti, infeksione syri etj. Konsultohuni me veterinerin në këto raste.

Comments»

No comments yet — be the first.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: