jump to navigation

A do ta shpëtojnë lepujt njerëzimin? February 12, 2013

Posted by fllanzajaponeze in Uncategorized.
Tags:
add a comment

A e keni ditur se mishi i lepurit është i pastër dhe hallall, i pranueshëm nga myslimanët dhe hindusët, të cilët nuk e hanë mishin e derrit, respektivisht të lopës, për arsye religjioze? Ky është një lajm i mirë për luftën globale kundër urisë-edhe pse është lajm i keq për vetë lepujt.

null
Dihet se lepujt riprodhohen me një shpejtësi të madhe. Por a e keni ditur se mishi i lepurit është i pastër dhe hallall, i pranueshëm nga myslimanët dhe hindusët, të cilët nuk e hanë mishin e derrit, respektivisht të lopës, për arsye religjioze? Ky është një lajm i mirë për luftën globale kundër urisë-edhe pse është lajm i keq për vetë lepujt.

Dr. Steven Lukefahr gjithmonë ka mbështetur kultivimin e lepujve, që nga koha kur prindërit i kanë treguar atij se si duhet të rritë këtë kafshë për tryezë, në kohën kur ishte ende fëmijë. Ai gjithë karrierën e tij e ka kaluar duke e mbështetur lepurin si një zgjidhje për ushqim të pasur energjik me proteina në botën në zhvillim. Lepujt, thotë Lukefahr, mund të rriten shumë lehtë, shumohen lehtë, janë imunë ndaj pjesës më të madhe të sëmundjeve, të lehtë për tu tretur, kanë shumë pak yndyrë dhe mishi i tyre është i shijshëm. Edhe pse lepujt e egër kanë një shije më të keqe, lepujt e butë janë në rregull, mishi i tyre ka shijën si të mishit të pulës dhe mund të adaptohet në kuadër të shumë recetave ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë tabu të njohur kundër ngrënies së mishit të lepurit”, thotë Lukefahr. Konsumi i mishit të lepurit madje ishte nxitur edhe nga Papa Gregory, i cili në vitin 600 theksoi se mishi i lepurit nuk është fare mish. Sipas Institutit Broad në Harvard, kjo deklaratë e Papës rezultoi me një bum në rritjen e lepujve nëpër manastiret në Francë. Prandaj nuk habit fakti se lepuri zë ende një vend të rëndësishëm në kuzhinat franceze, italiane dhe spanjolle, rajonin jugperëndimor të Evropës, që është vendlindje e lepurit modern shtëpiak.

Lukefahr projektin e parë dyvjeçar për rritjen e lepujve e filloi në vitin 1983 në Kamerun dhe tani lepuri është në menynë familjare në këtë shtet të Afrikës Qendrore.

Lukefahr së fundi foli edhe në takimin e Associacionit Shkencor Botëror të Lepujve, në Kongresin e 10-të Botëror të Lepujve. Takimi u zhvillua në Sharm El Shaik, në Egjipt, shtet ky i cili gjendet shumë lartë në listën e shteteve që rrisin lepurin. Mishi i lepurit në Egjipt është shumë më i lirë se mishi i pulës.

Lukefahr me këtë rast raportoi për suksesin e projektit në Haiti. Pas tërmetit katastrofik në vitin 2010, shumë banorë u larguan nga kryeqyteti i shkatërruar dhe u kthyen në fshat. Me shfrytëzimin e një lloji lokal të lepurit, i cili i përshtatet klimës në Haiti, projekti ndihmoi në forcimin e përpjekjeve për rritjen e lepujve. “Dhjetë femra dhe një meshkuj mund të prodhojnë deri në 200 të vegjël në vit. Kjo mjafton për të ofruar mish me proteina për familjen dhe për t’ia shitur atë edhe të tjerëve”, thotë Lukefahr.

Rreth 1700 prodhues të lepurit në Haiti sot kanë të hapur 1250 objekte për shumëzimin e tyre, thotë Lukefahr. Programi ka shënuar një rritje prej 142 për qind gjatë dy viteve të fundit dhe ka ndihmuar në shtimin e të ardhurave familjare.

Në rënçin e tij në Texas, Lukefahr ka punuar në një zgjidhje tjetër simbiotike për prodhimin e lepujve në botën në zhvillim. Gjatë 10 viteve të kaluara, Lukefahr ka vizituar edhe Azinë Juglindore, ku ekziston një interesim i shtuar për prodhimin e lepujve, pasi që gripi u shpendëve ka nxitur alarm në disa komunitete.

“Kina është prodhuesi më i madh i lepujve në botë”, thotë Lukefahr, duke dalë në sipërfaqe si një nga aktorët kryesor në këtë lëmi gjatë 20 viteve të fundit, së bashku me Indonezinë dhe Vietnamin.

Në SHBA, mishi i lepurit nuk ka qenë i pranishëm nëpër tavolina që nga Lufta e Dytë Botërore, kur ishte shtuar konsumimi i mishit të tyre, pasi që prodhimet tjera të mishit i dërgoheshin ushtarëve në front.

Megjithatë, Lukefahr beson se edhe në SHBA do të shtohet konsumimi i mishit të lepujve, pasi që shumë familje, për shkak të vështirësive ekonomike, do të shqyrtojnë mundësinë e kultivimit të lepujve, pasi që kjo do t’iu kursente këtyre familjeve shumë mjete.

Lepujt, kafshë të urta e inteligjente February 12, 2013

Posted by fllanzajaponeze in Uncategorized.
add a comment

Lepujt, këto krijesa veshgjata paraqiten shpesh në filma të vizatuar. Lepujt janë kafshë shtëpiake shumë të mira. Janë të urtë, të dashur, inteligjentë dhe u pëlqen shoqëria e njerëzve.
null

Ata janë shumë të butë dhe të ndjeshëm. Andaj nuk preferohen për kafshë shtëpiake për fëmijë shumë të vegjël. Nëse fëmijët më të rritur dhe prindërit vendosin që të
kenë një lepurush si kafshë shtëpiake, ekzistojnë disa gjëra që duhet të dihen.

Lepujt janë krijesa shumë të shoqërueshme dhe të zbavitura. Duan që të përkëdhelen. Mund të mbahen në kafaz ose mund të jenë tërë kohën të lirë. Në kafaz lepujve duhet t’u sigurohet vendi për ushqim, ujë, fjetje si dhe hapësira shtesë për lëvizje.

Në dysheme të kafazit duhet të vendosni kashtë apo byk. Nëse lepurushin e lëshon të vrapojë përreth, është shumë me rëndësi të kesh kujdes për kabllo dhe bimë helmuese.

Këta brejtës të vegjël adhurojnë të kafshojnë gjithçka, prandaj mund shumë lehtë të lëndohen. Në kafaz vendosni edhe lodra që të mos kenë monotoni.

Lepujt përballojnë më mirë ftohtin se sa nxehtësinë. Nëse janë në hapësirë të hapur, duhet t’u sigurohet strehë nën hije. Nuk guxojnë të jenë në rrymë ajri. Dyshemeja e kafazit duhet gjithmonë të jetë e tharë.

Me ta duhet të silleni butë dhe me dashuri. Nuk duan që të ngrihen për vesh ose për lëkurë pas qafe. Lepujt, natyrisht, pëlqejnë të hanë karota, por duhet të ushqehen edhe me barë, si dhe me pemë dhe perime të tjera të freskëta.

Home September 8, 2012

Posted by fllanzajaponeze in Uncategorized.
add a comment

Lepuri eshte 1 kafshe qe njihet per 1 vrap (shpejtesi) shume te madhe ai eshte nje kafshe me ngjyra te ndryshme, ai eshte 1 KAFSHE e bute kelyshet e lepurit lindin nga barku i nenes qe ne kete rast eshte lepuri femer nena lepur i mban kelyshet ne barkun e saj 3 jave, e shumta e lindjes se kelysheve mund te jete 2-3 here ne vit ne disa raste nena lepur ka mundesi te linde edhe 20 kelyshe ne 1 herene disa raste disa nga kelyshet lindin te ngordhur ne disa te tjera mund te ngordhin vetm disa prej kelysheve kelyshet e tyre e kane te nevojshme te pine qumesht deri ne 3 jave por ne 2 javet e para te l lidjes mund te fillojne te hane bar ose buke.ata mund te jetojne deri ne 6 vjec e gjysem disa jetojn deri ne 10 vjeq.
Faqja jonë në Facebook  www.facebook.com/KujdesiPerLepujt

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.